Sot gjykata e Fierit vendosi që të linte në burg pa afat Petrit Manajn që ekzekutoi gruan me thikë dje në fshatin Sheq i Madh.
Autori pranoi krimin dhe kërkoi mëshirë, por gjykata vendosi që ta linte në qeli. Avokati i tij, që e kishte edhe fqinj, tregoi pretendimet e 57-vjeçarit në gjykatë për arsyet që sipas tij e kishin çuar drejt vendimit ekstrem.
“Pranoi krimin. Ishte i tronditur. Motivi? Ai pretendon se ishin acaruar marrëdhëniet familjare dhe se bashkëshortja me një njeriun e vet i kishin bërë një gjilpërë në gjumë, një muaj e gjysmë më parë me qëllim që ta vrisnin.
Kërkesa e prokurorit ishte e drejtë. Edhe pse jam në rolin e avokatit, klientin e kam pasur komshi. Kanë pasur divergjenca. Nuk ishte i ekuilibruar.
Në mëngjesin e djeshëm rreth orës 06:00, 06:30 i kishte shkuar në krevat dhe i kishte thënë pse ma bëtë gjilpërën.
E kishte vrarë me thikë dhe më pas kishte shkuar të hante mëngjes në një lokal. Më pas ishte kthyer dhe kishte shkuar tek i vëllai dhe i kishte thënë se kishte vrarë veten.
Kur u mor në pyetje e kishte pranuar krimin”.
/5pyetjet.al