-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I futi thikën e bukës, fieraku: Gruan e vrava sepse më bëri gjilpërë në gjumë

Kryesoret

Sot gjykata e Fierit vendosi që të linte në burg pa afat Petrit Manajn që ekzekutoi gruan me thikë dje në fshatin Sheq i Madh.

Autori pranoi krimin dhe kërkoi mëshirë, por gjykata vendosi që ta linte në qeli. Avokati i tij, që e kishte edhe fqinj, tregoi pretendimet e 57-vjeçarit në gjykatë për arsyet që sipas tij e kishin çuar drejt vendimit ekstrem.

“Pranoi krimin. Ishte i tronditur. Motivi? Ai pretendon se ishin acaruar marrëdhëniet familjare dhe se bashkëshortja me një njeriun e vet i kishin bërë një gjilpërë në gjumë, një muaj e gjysmë më parë me qëllim që ta vrisnin.

Kërkesa e prokurorit ishte e drejtë. Edhe pse jam në rolin e avokatit, klientin e kam pasur komshi. Kanë pasur divergjenca. Nuk ishte i ekuilibruar.

Në mëngjesin e djeshëm rreth orës  06:00, 06:30 i kishte shkuar në krevat dhe i kishte thënë pse ma bëtë gjilpërën.

E kishte vrarë me thikë dhe më pas kishte shkuar të hante mëngjes në një lokal. Më pas ishte kthyer dhe kishte shkuar tek i vëllai dhe i kishte thënë se kishte vrarë veten.

Kur u mor në pyetje e kishte pranuar krimin”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit