-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori italian: Këtë vit shpresoj se do të hapen negociatat e Shqipërisë me BE-në

Kryesoret

Ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci, u shpreh se këtë vit do të hapen negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE.

 Diplomati italian tha se Italia është partner besnik i vendit tonë duke e mbështetur që prej vitit 2000 për t’u anëtarësuar në BE.

Në fjalën e tij, Bucci i dha përparësi reformës në drejtësi, realizimi i së cilës do të garantojë integrimin e vendit tonë në Europën e Bashkuar.

Ai tha se edhe nëse Shqipëria merr “ok” për çeljen e negociatave nuk do të thotë se do të përfshihet direkt në tregun e përbashkët europian, pasi faza e negociatave kërkon disa vite kohë për të përfunduar.

“Po ndihmojmë Shqipërinë në Reformën në Drejtësi. Jemi të pranishëm në çdo sektor në jetën shqiptare. Këtë raport të veçantë e dërgojmë edhe në Bashkimin Europian. Italia çdo herë ka mbështetur Shqipërinë për tu anëtarësuar në BE, duke filluar nga viti 2000. Italia, gjithmonë, ka qenë miku dhe avokati më i ngushtë i Shqipërisë në marrëdhënien me BE.

Reforma në drejtësi i jep siguri të së drejtës për sipërmarrjet që duan të veprojnë në Shqipëri. Vendimi i Këshillit të Europës është shoqëruar me disa kritere që duhen përmbushur nga Shqipëria dhe disa janë kryer. Jam besimplotë që brenda këtij viti do të hapen negociatat. Negociatat do të hapen kur te thirret konferenca ndërqeveritare mes qeverisë shqiptare dhe BE.

Shpresojmë që këtë vit do të hapen negociatat dhe të jetë një proçes i shpejtë, edhe pse zgjat disa vite”, u shpreh në Shkodër Fabrizio Bucci.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit