-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kujt i takon PD? Fati i Bashës në dorën e njeriut të Berishës

Kryesoret

Ditën e sotme gjykata ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri nga shqyrtimi i çështjes së statutit të Partisë Demokratike të Kuvendit të 11 Dhjetorit, që është depozituar nga grupi i Sali Berishës. Lulzim Basha kërkoi që gjyqtari të përjashtohej, por gjykata e rrëzoi.

Por kjo nuk është hera e parë. Ky gjyqtar është kthyer në “mollë sherri”. Në fund të vitit të kaluar ishte vetë gjyqtari që dorëzoi dorëheqjen nga kjo dosje, por gjykata s’e pranoi.

Gjyqtari refuzoi marrjen në shqyrtim të regjistrimit të statutit të PD-së nën argumentin se bashkëshortja e tij ka punuar me ish-kryeministrin Berisha dhe ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.

Por Gjykata e Tiranës theksoi se regjistrimi i statutit është një kërkesë që bëhet mbi ligjin për partitë politike, gjë që nuk e bën të papajtueshëm me funksionin ndaj nuk është pranuar dorëheqja.

Tashmë do të jetë ky gjyqtar që do të vendosë nëse do të pranojë të njohë Kuvendin e 11 Dhjetorit të organizuar nga Sali Berisha.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit