-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lot dhe revoltë tek ‘5 Maji’: Lërmëni të hyj në shtëpi o policë, po më vdes vëllai nga ankthi!

Kryesoret

Një situatë dramatike po zhvillohet në këto momente tek rruga “5 Maji” në Tiranë, pasi banorët që do t’iu shemben banesat po i kërkojnë me forcë  policëve që kanë krijuar gardh që të lejohen të hyjnë në shtëpitë që do t’iu shemben.

“Po më lini të hyj mor, më lini, se po më vdes vëllai nga ankthi.”

“Po këta janë vrasës mor, janë vrasës, po na nxjerrin nga shtëpitë”.

Banorë të tjerë kanë kërkuar që zonja të shoqërohet nga dy policë për të hyrë në banesë dhe për të parë vëllanë e saj që është në gjendje të rëndë për shkak të stresit të shembjes së shtëpisë, që pritet të ndodhë pas pak.

Zonja e shtëpisë me të shoqin u nxorën jashtë më pas me forcën e policisë dhe dëgjohej duke thirrur: “Ku e keni mandatin e prishjes, ku e keni mandatin, ku e keni mandatin e prishjes? Mos më prekni, ku e keni mandatinnn, o ndyrësita, o fytyra të zeza, o palaço, o serbë, o erdogana. Mos i gëzofshi, ku e keni mandatin?!”

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit