-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti me gjuhën e Berishës: Jam Ilir Meta unë, o super budallenj

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta nuk beson se Gjykata Kushtetuese do ta shkarkojë, por theksoi se nëse ndodh nuk do të ndryshojë bravat e institucionit apo të blindojë dyert, duke thumbuar Lulzim Bashën për protestën e 8 janarit dhe përplasjen me Sali Berishën.

Ju thoni nëse 24 korriku është sot. Unë do të doja të ishte që dje. Nuk do të ketë asnjë barvë në institucionin e presidentit, nuk do të blindohet asgjë.

Në 24 korrik do të bëjmë një festë të gjithë bashkë dhe pastaj aty është populli i 2 marsit, është shtuar, është i irrituar me këto falsfiikimet, por ne duhet të ruajmë vetëpërmbajtjen, por është relative dhe dinamike“.

Mbylljen e konferencës, Ilir Meta e bëri me gjuhën e Sali Berishës, i cili 6 vite më parë iu drejtua shumicës socialiste në Kuvend me fjalët, “O budallenj jam Sali Berisha unë”.

Por sot, Ilir Meta e kishte për të dyja palët, PS dhe PD-në e Bashës. “Ta harrojnë ata që kanë menduar që në mënyrë mafioze, rilindas mavie dhe blu, apo ndërkombëtar që do të varrosin pluralizmin, do të dëshpërohen pa fund. Ju jap fjalën atyre, jam Ilir Meta u them atyre, o super budallenj” tha Meta.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit