-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëlloi komisarin në atdhe, si u kap shqiptari duke bërë “shopping” në Itali

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar të rrezikshëm teksa shëtiste bashkë me një shokun e tij 28-vjeçar, po shqiptar, në një qendër tregtare. 30-vjeçari me iniciale P.E akuzohet në Itali për të paktën 50 vjedhje në Trentino.

Së bashku me të u arrestua edhe shoku i tij. Ata akuzohen se kanë marrë pjesë në një seri grabitjesh që kanë ndodhur në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano-s në Veneto.

Agjentët e policisë i kapën dy shqiptarët teksa po bënin “shopping” në një qendër tregtare në Silea. Ata tentuan që t’i rezistonin arrestimit.

Ajo që shkruajnë mediat është se 30-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet në Shqipëri për tentativë vrasjeje ndaj një komisari policie, krim për të cilin sipas medias italiane “Il Gazzettino” është dënuar me 20 vjet. Ndërsa në Itali shqiptari kërkohej për vjedhje, trafik droge dhe posedimin e materialeve shpërthyese.

Ndërkohë 28-vjeçari tjetër, me inciale M.I ishte dëbuar nga Italia për krime kundër pronës. Dy shqiptarët jetonin në një banesë në Carbonera dhe pas kontrollit të policisë atje u gjendën orë Rolex, para dhe bizhuteri të ndryshme.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit