-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bëri një “sy qorr” për ndërtimet pa leje në Spille, procedohet penalisht inspektori i IMT-së

Kryesoret

Procedohen penalisht dhe dy punonjësit e IMT së Bashkisë, për shpërdorim detyre. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, proceduan penalisht shtetasit:

– A.K., 52 vjeç, banues në Spille, Rrogozhinë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;

– B.T., 61 vjeç me detyrë kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, dhe F. B., 51 vjeç, me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Rrogozhinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shtetasi A. K., ka ndërtuar pa leje në objektin e tij në fshatin Spille, ndërsa shtetasit B. T., dhe F. D., kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet përkatëse për moslejimin e këtij ndërtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët të mos tentojnë të kryejnë ndërtime pa leje apo krime mjedisore, si prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdo lloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit. DVP Tiranë fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit