-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Drejtësia s’votohet me kusht”, Kryemadhi: Deputetët u shantazhuar për të votuar vetingun

Kryesoret

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur pasi Kuvendi votoi me 118 vota pro, ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e Vetingut.

Gjatë një interviste në emisionin “Frontline” në “News 24” Kryemadhi thotë se ka pasur një shantazh ndaj forcave politike dhe individëve, duke theksuar se nuk votohet drejtësia me kusht.

Ndër të tjera ajo u shpreh se “Ramës i intereson të mbajë nën presion prokurorët, gjyqtarët në çdo moment në mënyrë të tillë që dosja e inceneratorëve të mos zbardhet”.

“Metedologjia e shantazhit ndaj forcave politike dhe individëve për të marrë një votë të sforcuar nuk i shërben sistemit të drejtësisë.  Unë e shikoj marrëveshjen e 17 majin. Nëse në 17 maj patëm një marrëveshje dhe u gdhimë në mëngjes me ministrat e  opozitës të firmos nga Edi Ramës, nuk do çuditem sot nëse do shohim ndonjë ministër të firmosur nga Rama. Ke votuar kundër ligjit për Vetingut, ke bojkotuar në mënyrë permanente reformën në drejtësi dhe… Kur vjen puna brenda një ore ndryshon. Votime të tilla tregojnë edhe dinjitetin e klasës politike”, tha Kryemadhi.

E pyetur se kush ka shantazhuar kë, kryetarja e LSI u përgjigj: “Duhet të pyesni Basha cila është arsyeja që ndryshoi brenda orës. Nuk votohet drejtësia me kusht, me jep një ari me lesh të jap një bub kaçurrel, është absurde. Nuk mendoj që është deal win-win, sepse të jeni të bindur që përkundrazi ka ardhur si rezultat i presionit të ndërkombëtar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit