Ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, Eduard Kukan dhe ish-deputet në Parlamentin Europian, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, njoftoi Ministria e Jashtme e Sllovakisë.
Kukan ka qenë një nga mbështetësit e Shqipërisë në Parlamentin Europian, kryetari i grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor dhe shpesh pjesë e delegacioneve ndërkombëtare që ndërmjetësonin krizat e politikës shqiptare, shkruan A2.
“Duke shërbyer në kohë tepër kërkuese, ai ia kushtoi jetën ndërtimit të Shërbimit të Jashtëm të Sllovakisë. Vendimet e tij vendimtare bënë të mundur anëtarësimin tonë në Bashkimin Europian dhe NATO.
Pa të, historia e Sllovakisë mund të kishte qenë tepër e ndryshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Sllovakisë në Twitter.