Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, në një deklaratë për mediat, ka sqaruar arsyet pse kryebashkiaku i Tiranës nuk ka mundur të paraqitet në seancën gjyqësore të sotme.
Ai theksoi se pengesa kryesore ishte kërkesa e refuzuar për të marrë pjesë në seancë pa u mbajtur në kafazin e xhamit, një kufizim që është vënë në seanca të tjera të mëparshme
“Është kafazi i qelqtë që ishte një ndë kërkesat tona për të krijuar mundësinë që zoti Veliaj të jetë përkrah avokati si palë në proces dhe i pafajshëm. Është kriter kushtetues që palët duhet të jenë të barabarta dhe të komunikojnë me avokatin e tij në mënyrë dinamike në proces. Kërkesë që u mbështet edhe nga Komiteti i Helsniknit, që e konsideroi instrument degradues për personat që janë në bankën e të akuzuare. Kjo kërkesë e bën të pamundur që të jeë në procesin gjyqësor,. Ka dëshirë e vullnet të jetë të prezent por në kushte të barabarta sic e kërkon kushtetuta.”,
Kërkesa e Erion Veliajt për transmetim live të seancave në GJKKO rrëzohet









