-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja e babait pa shpirt: E godiste vogëlushen me thupër dhe e kafshonte

Kryesoret

Rreth tre muaj pas zbulimit të dhunimit në mënyrë barbare të një vajze 6-vjeçare në Kamzë, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen hetimore ndaj babait të saj.

Rajmond Kunora, u arrestua në flagrancë për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së tij të mitur, e cila për shkak të frakturave, përfundoi në spital për ndihmë mjekësore.

“Rajmond Kunora ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tij të mitur L. K., e moshës 6 vjeçe, duke e goditur me anë të një thupre disa herë në trupin e saj; te këmbët, vithet, pas kurrizit, krahët, si dhe duke e kafshuar me dhëmbë te vithet dhe pjesët e tjera të trupit të saj”, citohet në dosjen e Prokurorisë.

Ishte pikërisht Spitali Pediatrik që lajmëroi Policinë në lidhje me ngjarjen, duke ngritur dyshimet se ajo ishte dhunuar. Edhe vetë nëna e vajzës, shtetasja Marie Vorfi, fillimisht nuk ka pranuar faktin se e bija është dhunuar nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishte divorcuar për një periudhë të caktuar dhe ishin ribashkuar.

“Pasi bashkëshorti ka pranuar të vinte të jetonte me atë në banesën e marrë me qira në Bathore, gjendja e vajzës është përmirësuar dhe ajo ndjehej e lumtur me të atin, duke mos shfaqur më shenjat e mësipërme”, tregonte në atë kohë Vorfi.

Në lidhje me kafshimet në trupin e vajzës, gruaja i ka justifikuar me pretendimet se babai i saj kishte shumë mall. “Unë i thosha: Rajmond, mos u sill kështu. Por më përgjigjej se kishte shumë mall dhe nuk i durohej”, citohet në dosje.

Ngjarja u zbulua rastësisht, pasi vajza në klasë të parë ka shfaqur shenja lodhjeje gjatë orës së fizkulturës. Në mbrëmje është dërguar në spital për shkak të të vjellave. Babai ka deklaruar se kishte rrahur me thupër për shkak të telefonatave të shpejta ndaj të ëmës që ishte në punë./ Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit