-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Labinot Gruda e pranon: Vodha 2.1 mln euro nga Thesari i Kosovës

Kryesoret

Njëri prej të pandehurve kryesorë në rastin e dyshuar të vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, në tetor të vitit 2020, Labinot Gruda, e ka pranuar fajësinë për të gjitha pikat për të cilat akuzohet, në seancën e radhës gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Pas pranimit të fajësisë nga ana e tij, avokati i të pandehurit tjetër për këtë rast, Kadri Shala, Floren Latifi, ka kërkuar që seanca të shtyhet.

Latifi ka thënë qe nuk e ka pritur këtë gjendje prandaj i duhet më shumë kohë të konsultohet me klientin.

Ndërkohë, avokati Tahir Rrecaj ka thënë që aktakuza është ngritur në prova të mjaftueshme.

Si ish punonjës i Thesarit të Kosovës, Labinot Gruda ka bërë transferimin e 2,077,995 eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në adresë kompanisë, LDA Group Shpk, në Llapushnik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit