-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AAK s’përjashton protestat kundër rritjes së çmimit të energjisë. Pal Lekaj: Kurti është mashtrues

Kryesoret

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës paralajmëron kundërshtime të ashpra ndaj Qeverisë Kurti për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike. Në partinë opozitare thonë se do të përdorin edhe rrugët joinstitucionale për të shfuqizuar vendimin e ZRrE-së.

Nënkryetari i AAK-së, deputeti Pal Lekaj ka thënë se vendimin për shtrenjtimin e energjisë do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, e thekson se po i shikojnë mundësitë për të organizuar edhe protestë. Ai thotë se Qeveria duhet të gjejë zgjidhje edhe për pagesën e energjisë në veri.

”Ne do të këmbëngulim që të kundërshtojmë këtë nëse qeveria nuk dakordohet, ne do të kërkojmë metoda demokratike të presionit ndaj qeverisë, duke e dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, edhe metoda të tjera jashtë institucioneve… Të gjitha janë opsionale, do të shikojmë se cila mundësi do të jetë që të bëjmë presion në qeveri. Përveç këtyre që i thashë institucionale është opsioni i hapur edhe për protesta… Të shfuqizohet vendimi i ZRrE-së dhe të shikohet mundësia tjetër alternative që mos të vije te shtrenjtimi i energjisë elektrike. Ne do t’i bëjmë kërkesë qeverisë që të zbatojë apo marrë vendim sepse ka kaluar rezoluta që iu ka paguar serbëve në veri të Kosovës energjinë. Diku rreth 30 milionë, janë kërkuar edhe 30 milionë për këta tre muaj që do të thotë përgjithësi diku 60 milionë, plus 90 milionë subvencion që i bie se për këta tre muaj do të jetë diku 150 milionë euro”, ka thënë ai.

Lekaj adreson kritika edhe ndaj kryeministrin Albin Kurti, të cilin e quan mashtrues.

”Vendimi i ZRrE-së ka qenë lajmi më i keq për qytetarët e Kosovës. (Vendimi) është antiligjor, antikushtetues dhe është diskriminues sepse i dallon qytetarët. Për një shtresë të qytetarëve subvencionohen ndërsa për pjesën tjetër qytetarët duhet të paguajnë për të tjerët. Sidomos është diskriminues dhe jo i barabartë me veriun e vendit me qytetarët që janë të padëgjueshëm dhe në asnjë mënyrë nuk është gjetur zgjidhja që të paguajnë energjinë e shpenzuar. Prandaj, ZRrE-ja ka marrë një vendim të gabuar dhe diskriminues për qytetarët e Kosovës…Ky vendim është në vazhdën e vendimeve të tjera që shkon në kundërshtim me interesin e qytetarëve dhe është vendim që ka mashtruar qytetarët. Me siguri qeveria Kurti ka menduar që gjithçka që menaxhohet shkon vetëm në favor të subjektit të tij, por nuk ka dominuar interesi i përgjithshëm i qytetarëve. Ka mashtruar dhe premtuar se do të ketë ulje të energjisë elektrike, mendoj se këtë drejtim zoti Kurti nuk e ka mbajtur premtimin dhe për mua është një mashtrim i radhës”, deklaroi Lekaj.

Deputeti Lekaj i arsyeton shpenzimet dhe kompensimin e udhëtimit nga ana e Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se udhëton rregullisht nga Gjakova dhe në dy muajt e fundit ka bërë 39 takime në kuadër të legjislativit.

Sipas tij, deputetët që jetojnë në Prishtinë dhe janë kompensuar duhet të hetohen nga autoritetet përkatëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit