Nga Dylber Balla
Mesditën e sotme qarkulloi një video, ku kandidati i Sali Berishës për bashkinë Rrogozhinë, Hekuran Xhani shante ish-kryeministrin, por edhe liderin e PD-së, Lulzim Basha në një darkë mes miqsh, duke u shprehur “Salë k*rva, Lul k*rva”.
I pranishëm në darkë ishte edhe rivali i Xhanit, Ferdinand Saraçi. “5pyetjet.al” kontaktoi kandidatin e Sali Berishës në Rrogozhinë, Hekuran Xhani për të mësuar versionin e tij.
Ai thotë se video është e montuar dhe se regjistrimin ja kanë bërë sigurimsat.
“Video është e montuar. Por unë jam qytetar i lirë i Shqipërisë por faqen e zezë paçin ata qe janë në shërbim te sigurimit të shtetit.
Isha në tavolinë me miqtë e mi. Kjo ka qenë vërejtja ime. Duke e quajtur politikën k*rvë, pasi rina iku nga vendi.
Nuk kam qenë i pirë, por mes miqve. Vlerësoj çdo të mirë që kanë bërë politikanët, por edhe këtë tragjedinë që populli po ikën.
Sapo me iku fëmija im këto 10 ditë jashtë vendit. Le ti mbajnë videot spiunët. Aty ishte edhe rivali im, Ferdinandi.
Sali Berisha ka shkruar emrin në histori për katër gjëra: solli pluralizmin, na anëtarësoi në NATO, liberalizoi vizat dhe ndërtoi Rrugën e Kombit”.
Pavarësisht se sot doli në krah të njeriut që në video e shanë, Xhani tha për “5pyetjet.al” se nuk ka ndërmend që të japë dorëheqjen.
“Nuk e kam ndërmend te jap dorëheqjen. Berisha ka përgjegjësi, pasi mori këta njerëz që e tradhtuan. Unë nuk kam lidhje me Berishën, jam votuar me primaret” deklaroi ai.
Partia Demokratike reagoi duke deklaruar se Sali Berishën nuk e besojnë më as përkrahësit e tij.
“As kandidati i tij nuk e beson non gratën” thuhet në reagimin e PD.
/5pyetjet.al