-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bomba” e socialistit: Kush janë kryetarët e bashkive hanë e pinë me trafikantët?

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj ditën e sotme ka bërë një denoncim shumë të fortë për trafikantë që komunikojnë në telefon me kryetarët e bashkive për parcelat me kanabis.

“Unë mendoj që nuk mundet një polic që thyen disiplinën në Shkodër me e pru në Pukë kur ai ka thyer disiplinën e thyen kudo! Nuk mund të jetë kryetar bashkie dikush që telefonohet nga trafikantët dhe han e pinë me to.

Ka një problem këtu dhe për këtë duhet me e nis kontrollin që nga kryetarët e bashkisë e deri te punonjësi i policisë se ka pas disa raste që janë konstatuar” tha Gjonaj.

Të gjitha bashkitë e vendit me përjashtim të Shkodrës drejtohen nga socialistët. Nuk dihet nëse kryetari i bashkisë së Pukës e kishte për Voltana Ademin, apo pjesën tjetër, që drejtohet nga njerëz të zgjedhur nga familja e tij politike.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltna Ademi e ka cilësuar qytetin si një zonë problematike.

“Shkodra zonë problematike. Kam marrë një letër para disa ditësh. Kryetarët e bashkisë janë partner, nuk mund të jenë me u proceduar, para se të dërgohet një letër e tillë kryetarëve të bashkive që të them të drejtën është kërcënuese, duhet të na thirrni për bashkëpunim.

Kryetarët e fshatrave, të gjithë që janë në shërbim duhet të përfshihen jo në formë kërcënuese, por si partner! Bashkitë kanë marrë asnjëherë informacion të përditësuar për bashkëpunim!

Ka dyshime të thella që ajo çfarë policia bën duke mos u transmetuar në mënyrë të përditësuar, nëse do kishim informacione, do të kishte impakt më pozitiv! Nëse keni harxhuar për rrugët 37.8 mln, mendoj që me atë vlerë kishit bërë rrugën e Dukagjinit! Policia e Shtetit duhet të punojë më fort.

Nëse ne ndërveprojmë mund të bëjmë më shumë. Jemi në një situatë zgjedhore vendore dhe kjo nuk e favorizon aspak pasi është e vështirë të zhvillojmë në këtë moment takime të tilla.

Ju keni thënë se do të ketë kontrolle me dron, unë në fakt nuk e kam konstatuar këtë. Këshillat vendore janë zgjedhur dhe kanë detyrime administrative dhe kurrë nuk e meritojnë me marrë letra kërcënuese” tha ajo.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit