Një i ri nga Durrësi është arrestuar nga policia ditën e sotme, pasi akuzohet se mori me forcë në makinë ish-gruan pranë Stacionit të Policisë Plazh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka marrë me forcë në makinë, ish-bashkëshorten e tij”, njofton policia.
Policia ka arritur që ta arrestojë duke e çuar pas hekurave. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al