-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Osmani, Kurti, Gërvalla, e paraqesin Kosovën si vend të korruptuar”

Kryesoret

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka thënë se statuti i Asociacionit duhet të bëhet nga ekspertët që si i tillë të mos ndërhyjë në asnjë nivel të qeverisjes në Kosovë.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Hyseni e sheh politikën e jashtme si të dështuar, ku fajtorë kryesorë sipas tij janë presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Gërvalla. Kjo sepse ata Kosovën në botë po e paraqesin si vend të korruptuar e të krimit.

“Politika e jashtme është krejtësisht anemike, krejtësisht fëminore e të tria institucioneve kyçe të Kosovës që e bëjnë politikën e jashtme, presidentja, kryeministri dhe ministrja e jashtme. Për gjatë një viti unë nuk kam parë që ata të kenë bërë diçka tjetër përveç përpjekjeve shumë të habitshme, të pa shpjegueshme që Kosovën në botë ta paraqesin si vend të korrupsionin, të krimit dhe duke u përpjekur që Kosova të përcaktohet si e tillë. Në kohën kur të gjithë e dimë besoj që nuk është ashtu”, u shpreh Hyseni.

Hyseni thotë se marrëveshjet që nuk janë zbatuar nuk duhet të jenë pjesë e pakos së përgjithshme e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Teksa ka folur për përfshirjen e SHBA-së dhe kërkesën për themelimin e asociacionit, Hyseni e konsideron si këshillë dashamirëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit