-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja, si u fut në kurth polici për të zbuluar “shtëpinë e barit” në Tiranë

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka lënë prapa hekurave punëtorin e laboratorit ku prodhohej lëndë narkotike në zonën e Ndroqit në Tiranë. Trupa gjykuese ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 29-vjeçarit, Eriban Daja, i cili u arrestua brenda shtëpisë ku po prodhohej lënda narkotike në fshatin Pinet.

Një masë më e lehtë sigurie është vendosur për elektricistin Qemal Hasa dhe faturistin Erjon Mema, ajo e “Arrestit në shtëpi”.

Ndërkohë, në kërkim është ende shtetasja Rudina Xhambazi, 32-vjeçe, e cila dyshohet se bashkë me Dajën, kanë përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Laboratori i prodhimit të bimëve narkotike në atë që quhen rëndom si “shtëpitë e barit”, u zbulua rastësisht, ndërsa Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave kishte vënë nën hetim një efektiv policie.

Efektivi sipas burimeve, kishte komunikime me 32-vjeçaren, Xhambazi, e cila kishte marrë me qira banesën ku kultivohej kanabisi, e cila ka ndarë bisedë me efektivin edhe për këtë çështje.

Për këtë arsye, është proceduar penalisht edhe efektivi i Policisë, 39-vjeçari me iniciale A.M., me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet, në zonën e Ndroqit.

“Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike’ kryer në bashkëpunim, shtetasja R. Xh., 32 vjeçe, e cila kishte marrë me qira këtë banesë.

Shtetasja R. Xh., banesën e marrë me qira prej saj, së bashku me shtetasin E. D., i cili u kap në banesë gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, e kishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ndërsa punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim”, sqaroi Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike”, “Shpërdorimi i detyrës”, ndërsa faturisti akuzohet edhe për “Organizimin e lotarive të palejuara”./ Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit