-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mbushën Europën me kokainë”, si e shkatërroi FBI-ja mafien shqiptare?

Kryesoret

Europol njoftoi sot goditjen e një prej rrjeteve më aktive të trafikut të kokainës në Europë që kontrollohej nga shqipfolës. Të paktën 45 të dyshuar u arrestuan në një sërë aksionesh të kryera në Belgjike dhe Spanjë, gjatë së cilave u kontrolluan mbi 80 objekte. Ishin mbi 600 oficerë të zbatimit të ligjit në bashkëpunim të ngushtë me prokurorë dhe oficerë gjyqësorë, të cilët kryen bastisje ndaj anëtarëve të këtij rrjeti në Spanjë dhe Belgjikë. Një sërë aksionesh paralele u zhvilluan edhe në Kroaci, Gjermani, Itali dhe Holandë. Hetimi ndaj këtij rasti përfshiu autoritetet e zbatimit të ligjit të 7 vendeve të ndryshme (Belgjikë, Kroaci, Gjermani, Itali, Spanjë Hollandë dhe SHBA-të përmes FBI-së)

Sipas njoftimit të Europol “të dyshuarit mendohet se importonin kokainë nga Amerika Latine në porte të ndryshme evropiane, duke organizuar transportin nëpërmjet avionëve, anijeve, makinave dhe kamionëve dhe drejtonin tregtinë me shumicë. Spanja dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së u përdorën që ata të riciklonin praktikat tregtare të përdorura mes tyre”.

Hetimet në Spanjë nisën në vitin 2018, me arrestimin e një anëtari të lartë të grupit të krimit të organizuar, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim. Në Belgjikë, hetimet nisën pas sekuestrimit në shtator 2020 të drogës dhe sasive të mëdha të kimikateve, të përdorura për transformimin dhe ruajtjen e kokainës për qëllime tregtare. Me të dyshuarit lidhen dhe sasi të mëdha kokaine të kapura gjatë kontrolleve të ndryshme në të gjithë Evropën gjatë viteve të fundit.

Sipas Europol-it, “ky rrjet kriminal i nivelit të lartë kishte krijuar një sërë ndërmarrjesh në vende të ndryshme për të pastruar fitimet, përfshirë Kroacinë dhe Spanjën. Anëtarët e saj udhëtonin rregullisht në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi për të organizuar biznesin e tyre të paligjshëm dhe përdornin mjete komunikimi të koduara për të koordinuar aktivitetet”.

Operacioni i sotëm, i koordinuar në nivel ndërkombëtar nga Europol dhe Eurojust, “ishte kulmi i shumë muajve të planifikimit të përpiktë midis organeve të zbatimit të ligjit dhe autoriteteve gjyqësore në përgatitjen e aksionit”.

Eurojust kishte ngritur një qendër koordinimi për të mundësuar bashkëpunimin e shpejtë ndërmjet autoriteteve gjyqësore të përfshira. Europol nga ana tjetër organizoi shkëmbimin intensiv të informacionit dhe provave të nevojshme për t’u përgatitur për fazën përfundimtare të hetimit. Dy ekspertë u vendosën për të lehtësuar operacionet e policisë transnacionale, duke përdorur zyra të lëvizshme në vend. Një ekip i përbashkët hetimor u krijua midis Belgjikës dhe Spanjës vitin e kaluar, me ndihmën aktive të Eurojust dhe Europol. Përveç kësaj, një Task Force Operacionale (OTF) u krijua në Europol për të bashkuar burimet dhe ekspertizën hetimore dhe për të zhvilluar hetimin ndërkombëtarisht./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit