-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Prej dy orësh, bllokohet komisioni, socialistët refuzojnë dëshminë e dy gazetarëve

Kryesoret

Në ditën e dytë të dëgjesës me dëshmitarët, socialistët kanë bllokuar prej dy orësh komisionin hetimor të inceneratorëve që drejtohet nga PD-ja.

Deputetët e PS-së pretendojnë se dy gazetarët Jetmir Olldashi dhe Artan Rama nuk mund të dëshmojnë në këtë komision, pasi janë në kushte papajtueshmërie për shkak se janë të paditur në prokurori nga koncesionet e inceneratorëve për shpifje.

“Unë bëra një kërkesë për ndërprerjen e kësaj mbledhje dhe ju duhet ta hidhni në votë” kërkoi Arben Pëllumbi.

“Në të gjitha rastet, marrim në konsideratë traditën parlamentare dhe është e sanksionuar dhe ne do të vazhdojmë me dëgjesën e dëshmitarëve” tha Luçiano Boçi.

Në fund, Jorida Tabaku i kërkoi gazetarit Artan Rama që të kalojë në listën e pritjes së dëshmitarëve deri në momentin që mes dy palëve, PS-PD në komision të merret një vendim.

Mbledhja pas shumë debateve vazhdoi me një tjetër dëshmitare, gazetaren e tretë Aleksandra Bogdani.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit