-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha harron kushtin dhe “përqafon” Gjiknurin

Kryesoret

Partia Socialiste e Shqipërisë ka zyrtarizuar shtatë emrat që do të jenë pjesë e komisionit për reformën e re zgjedhore.

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, që Lulzim Basha dhe opozita në bllok e akuzuan për manipulim dhe vjedhje të votave në Dibër do të jetë bashkëkryetar i këtij procesi.

Partia Socialiste kërkon depolitizim të administratës zgjedhore, por edhe votimin e emigrantëve. Mbetet për t’u parë drafti i demokratëve.

Pjesa e PS-së në komision

Damian Gjiknuri bashkëkryetar

Klotilda Ferhati anëtar

Blerina Gjylameti anëtar

Toni Gogu anëtar

Ermonela Felaj anëtar

Klevis Xhoxhi anëtar

Arben Pëllumbi anëtar

Blendi Klosi anëtar

Për Partinë Demokratike burgosja e Damian Gjiknurit ishte kusht kryesor deri pak vite më parë, por tashmë si duket gjithçka është harruar. Në 2019, Partia Demokratike prezantoi programin me pesë pika për zgjidhjen e krizës politike. Një ndër pikat e saj kërkonte largimin e Damian Gjiknurit.

“Asnjë komision parlamentar, i drejtuar nga individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore.

Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare” thuhej në platformën e opozitës.

Por vitet ikin dhe akuzat bashkë me betimet harrohen.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit