Për herë të dytë në ampulat e antibiotikut Ceftriaxone janë gjetur copëza metali në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Antibiotiku është prodhim i kompanisë “Syner Medico” në Indi.
Në lidhje me këtë, ka folur drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi. Ai ka thënë për Ekonomia Online, se menjëherë i kanë informuar organet kompetente si dhe i kanë marrë veprimet të cilat i takojnë këtij institucioni shëndetësor.
“Gjithçka në kompetencën tonë ne e kemi marrë. Menjëherë i kemi informuar organet kompetente siç është inspektorati farmaceutik dhe agjencia e produkteve medicinale të barnave. Kështu që tani konform rregullave do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme të cilat na takojnë si SHSKUK”, ka thënë ai.
“SHKUK përmes ka reaguar menjëherë dhe konform vendimit të inspektoratit farmaceutik menjëherë ka tërhequr nga përdorimi të gjitha barnat nga klinikat e tjera. Ne e kemi për detyrim çdo gjë të cilën e vërejnë punëonjësit shëndetësorë gjatë terapisë e informojnë inspektoratin farmaceutik dhe gjithçka tjetër pastaj kalon në kompetence të inspektoratit dhe agjencisë të produkteve medicinale”, ka thënë Krasniqi.