Ditën e sotme drejtori i policisë së Lezhës Oltion Bistri është emëruar drejtor i forcave operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Bistri ka zëvendësuar në këtë post Bujar Ahmetin, i cili aktualisht është emëruar drejtor në drejtorinë e mbrojtjes së dëshmitarëve.
Brenda tetë muajve Bistri ka ndryshuar tre pozicione. Në korrik 2021 u emërua drejtor policie në Durrës, më pas u transferua në Lezhë dhe tashmë në Tiranë.
Sali Berisha e paralajmëroi dy ditë më parë këtë lëvizje ku deklaronte se “Oltion Bistri “ushtar i Saimir Tahirit në bizneset e drogës” po pajiset me Certifikatë Sigurie me shpejtësi dhe me lobim të fortë pikërisht për t’u emëruar në krye të Forcës së Posacme Operacionale” tha ai.
/5pyetjet.al