-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin tregohet më i sjellshëm me presidentit brazilian,

Kryesoret

Ndryshe nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, Jair Bolsonaro ka marrë trajtim të veçantë nga miku i tij Vladimir Putin. Presidenti rus i ka “dhuruar” një mirëseardhje të ngrohtë homologut të tij brazilian, të cilën nuk e uli në tavolinë e madhe ovale.

Ndryshe nga Macron dhe Scholz, Bolsonaro pranoi që të bënte testin rus të PCR-së, duke marrë si “shpërblim” një shtrëngim duarsh me Putin. Edhe pse Bolsonaro nuk është vaksinuar kundër pandemisë së koronavirusit, Putin nuk hezitoi të shtrëngonte duart me të dhe të ulej pranë tij, por në sy ra trajtimi ndryshe që i bëri lideri rus.

Madje i ofroi për të pirë edhe një kafe. 

Ditët e fundit, në një kohë kur SHBA dhe Perëndimi ishin në alarm të një luftë që mund të niste nga momenti në moment mes Rusisë së Ukrainës, zyrtarët më të lartë të shteteve shkuan për të negociuar.

Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz u ulën disa metra larg Putinit pasi nuk pranuan që të testoheshin për koronavirusin, ndërkohë që pamjet bënë xhiron e botës. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit