Donald Veshaj, kryefjala e edicionit të parë të Big Brother Vip deklaroi se lidhjet mes dy personave të famshëm janë të predispozuara të mos funksionojnë.
Gjatë një bisede me Beniadën dhe Einxhelin, një ditë para finales së madhe Donaldi u shpreh se nëse njëri nga partnerët është i panjohur në publik lidhja është më e shëndetshme.
Thënë kjo nga një personazh i cili së fundmi ka përfunduar një histori me një personazh të njohur dhe ka nisur një tjetër me një personazh përsëri publik, tingëllon çuditshëm.
Aktori ka përjetuar një romancë me Bora Zemanin. Historia kishte marrë fund, por me hyrjen në BBV të moderatores u duk sikur diçka u ndez sërish. Ishte Donaldi ai që qartësoi gjithçka ditën që nisi historinë e tij me Beatrix, një histori shumë e gjykuar që pritet të mbajë gjallë kureshtjen e publikut edhe në përfundim të BBV.
Finalja e Big Brother Vip mbahet të premten më 18 shkurt mes katër finalistëve, Beniadës, Donaldit, Einxhel dhe Ilirit.