-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkrumbohet nga flakët fabrika e peshkut, shpëtojnë mrekullisht disa punëtorë

Kryesoret

Një fabrikë e përpunimit të peshkut është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç, duke shkaktuar frikë dhe panik te punëtorët,por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 6 të mëngjesit në fabrikën ‘Eurofish’, më administrator Kujtim Shkrelin. Flakët vijojnë të shkrumbojnë çdo gjë prej më shumë se një ore tashmë, ndërsa situata është mjaft e rrezikshme për shkak se vetëm pak metra më lart ndodhen edhe disa bombola gazi.

Disa punonjës shprehen se sapo kishin filluar punën, ndërsa fatmirësisht kanë mundur të dalin jashtë për të shpëtuar.

“Kam qenë brenda pashë kur nisën flakët pastaj tym. Kishte dhe punëtorë të tjerë, dolëm të gjithë me vrap jashtë”, shprehet njëra prej tyre.

Ndërkohë si pasojë e flakëve dhe tymit të dendur është lëvizja në rrugën Lezhë-Laç.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit i cili ka mbuluar zonën nga tymi, teksa zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit