-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas shpine, rruga e fundit dhe spiuni! Zbulohet misteri, si u ekzekutua ushtaraku në Vlorë

Kryesoret

Ushtaraku Altin Alikaj është ekzekutuar me armë zjarri. Dalin në dritë detaje të reja lidhur me ushtarakun Altin Alikaj, i cili u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në shtëpi nga prindërit, që erdhën me urgjencë nga Greqia, pasi djali 46-vjeç nuk përgjigjej në telefon.

Prindërit sapo zbritën në Vlorë shkuan direkt dhe në banesën e djalit, duke bërë atë që policia e Vlorës nuk e bëri për tetë ditë, që të shkonte të kontrollonte shtëpinë e 46-vjeçarit, që u denoncua i humbur nga kushëriri i tij.

Sapo hapën derën, prindërit konstatuan trupin e shtrirë në tokë dhe pajetë. Djali, tha babai dhe nëna e 46-vjeçarit, kishte plagë në kokë dhe një sëpatë me gjak u gjet pranë tij.

Por më pas policia konstatoi që ishte qëlluar edhe me armë zjarri pas shpine në krahun e majtë. Automati i dritave ishte ulur dhe qeni i fqinjit kishte ngordhur.

Dy ngjarje që nëse i lidh vrasjen mund të të çojnë te killeri. Telefoni i viktimës nuk është gjetur. Nuk përjashtohet mundësia që ta ketë marrë autori/ët.

Gjithashtu mësohet se ushtaraku ditët e fundit kishte qenë në Kosovë, ku pas një konflikti i ishte sekuestruar pasaporta nga policia, por kishte arritur që të futej në atdhe ilegalisht.

Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar, por nisur nga fakti që në banesë u gjet një sëpatë me gjak lë të kuptohet se mes Alikajt, që njihej si përdorues droge dhe autor/ëve mund të ketë pasur përleshje dhe mund të kenë lënë gjurmë.

Po ashtu telefoni, që nuk u gjet, nëse autorët e kanë marrë për të zhdukur cdo gjurmë apo kontakt, gabimisht kanë marrë “spiunin” me vete që mund t’i zbulojë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit