-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zvpresidentja e SHBA-së: NATO do forcojë krahun lindor nëse Rusia pushton Ukrainën

Kryesoret

Zvpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, tha se çdo pushim i mëtejshëm i Ukrainës nga Rusia do të pasohet nga forcimi i krahut lindor të NATO-s.

“Ne nuk do të ndalemi me masat ekonomike. Ne do të forcojmë më tej aleatët tanë të NATO-s në krahun lindor” në përgjigje të një pushtimi, tha Harris më 19 shkurt, teksa mori pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Këto komente të Harris vijnë një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se është i “bindur” se presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendimin që ta pushtojë Ukrainën.

Perëndimi thotë se Rusia ka grumbulluar mbi 150,000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën dhe se Moska po përgatitet që ta pushtojë Ukrainën, por Kremlini hedh poshtë këto pretendime, duke thënë se nuk ka plane të tilla.

“Më lejoni të jem e qartë kur them me siguri absolute: Nëse Rusia e pushton më tej Ukrainën, Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët dhe aleatët tanë, do të vendosim kosto të mëdha ekonomike dhe të paprecedentë”, tha Harris.

Harris tha se administrata Biden, së bashku me aleatët, ka kërkuar që të angazhohet në vullnet të mirë me Moskën që të gjendet një zgjidhje diplomatike, por Kremlini nuk ka pasur vullnet të mirë.

“Rusia vazhdon të thotë se është e gatshme për bisedime, por në të njëjtën kohë ngushton rrugët për diplomaci”, tha Harris.

“Veprimet e tyre thjesht nuk përkojnë me fjalët e tyre”, shtoi nënpresidentja amerikane./REL

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit