Arjola Demiri ka qenë pa dyshim një prej banoreve më të zëshme të Big Brother VIP.
Ajo arriti deri në gjysmëfinale, duke u renditur e gjashta në aventurën e madhe, e cila shpalli fitues balerinin Ilir Shaqiri.
Aktorja me origjinë nga Tropoja nuk kishte se si të mungonte në finalen e madhe të së premtes.
Ajo i befasoi të gjithë me dukjen dhe ndryshimin e saj drastik, ku nga një brune fanatike prej vitesh, kishte vendosur të kthehej në një bionde.
Me ndryshimin e ri në dukje, Demiri është dukur mjaft tërheqëse, ndërkohë që flokët e saj ishin plot e përplot me volum. /5pyetjet.al