Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka zhvilluan ditën e sotme një takim me banorët në Skozet.
Ardian Muka gjatë fjalimit të tij tha së duhet të zgjidhnin atë Kryetar Bashkie që të ndihmojnë të rinjtë mos të largohen nga qyteti i Durrësit dhe nga Shqipëria.
“Nesër me ardhjen Kryetar ju do më ndihmoni që të rinjtë të mos largohen më nga ky vend i bekuar. Që të rinjtë të shohin Durrësin tonë të dashur si mundësi për të zhvilluar në jetën e tyre. Dhe neve këtë do ta bëjmë realitet, sepse të gjithë bashkë do të luftojmë ditë për ditë nga aq sa kemi mundësi për të bërë por shumë për të rinjtë.
Të rinjtë do jenë pjesë e programit tonë. Universiteti i Durrësit “ Aleksandër Moisiu” do të jetë një aleatë i Bashkisë së Durrësit nesër. Ne bashkë me të rinjtë, bashkë me stafin drejtues,me mësuesit,me pedagogët do të krijojmë ato laboratorët e ardhshme të punësimit ku rinia do të gjejë tek bizneset e Durrësit një burim financimi.
Unë si gjith të rinjtë kam provuar pjesën e emigracionit. Neve duhet ti krijojmë kushtet rinisë tonë, të qëndrojë në Durrësin tonë, të qëndrojë në Shqipëri sepse ne i kemi të gjitha mundësitë që ata të shprehen që ata të ndërtojnë jetën e tyre në këtë vend”, tha kandidati Muka.
Gjithashtu Muka u kërkoi votën dhe besimin e qytetarëve të Shkozetit për t’i sjellë ndryshimin qytetit të Durrësit.
“E them me krenari të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua në këto 30 vite, kanë gjetur përherë një njeri të ndershëm, që nuk ka marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit nëpër tendera por gjithçka e kam fituar me djerdën e ballit.
Jam përpara jush për të kërkuar votën sepse jam një i tillë. Kërkoj besimin tuaj që ne bashkë të firmosim një kontratë për ndryshimin, që pas datës 6 mars t’i ndryshojmë faqen Bashkisë së Durrësit.Dhe këtë ua kërkoi shumë përulësisht që ta bëjmë të gjithë bashkë, hapi i parë fillon në 6 mars duke votuar Shtëpiunë e Lirisë, duke votuar Ardin Mukën, numrin 1”, u shpreh Muka.
/5pyetjet.al