Një aksident i ka marrë jetën një gruaje shqiptare në Itali. Viktima është Edlira Alicka 55-vjeçe.
Në aksident u përfshinë 2 makina, një Mercedez i zi A-Class, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Alicka dhe një Audi A6 të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në fushën poshtë rrugës.
Trupi i saj i pajetë mbeti i bllokuar në kabinë, pas përmbysjes së makinës në Treviso.
/5pyetjet.al