Me përfundimin e “Big Brother VIP” duket sikur gjërat midis Donald Veshajt dhe një pjesë të produksionit nuk janë mbyllur siç duhet.
Teksa nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në prapaskena, ai vendosi të heq Arbana Osmanin nga lista e personave që ndjek në “Instagram”.
Megjithatë, së fundmi duket se gjërat janë akoma më personale pasi binajkët Veshaj kanë hequr gjithashtu dy motrat Hoxha, Lori dhe Sara të cilat ishin producentet e spektaklit.
Jo vetëm kaq, pasi Donaldi ka fshirë nga Instagrami edhe emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni i Top Channel, i titulluar “Më Lër të Flas”.
Këtë emision ai do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, por duket se edhe ky i fundit ka hequr dorë nga projekti, duke bërë të njëjtin veprim si Donaldi.
/5pyetjet.al