Ditën e sotme u arrestua në Korçë me tre mina me telekomandë, Ilir Burbuqi.
64 vjeçari u prangos në Qafë-Plloçë.
Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar se për ku ishin minat dhe cilin kishin në shënjestër për të vrarë.
Për drejtësinë shqiptare, Ilir Burbuqi nuk është i panjohur, pasi nga një kërkim i thjeshtë rezulton i skeduar për një ngjarje në vitin 2003 në repartin e marinës në Bisht-Pallë të Durrësit.
Asokohe ai u akuzua se shfrytëzonte një 16-vjeçare për prostitucion duke e dërguar edhe te grupi i ushtarëve.
/5pyetjet.al