Ish kryemisnistri, Sali Berisha ka prezantuar në zonë e quajtur Rrethina kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia.
Në fjalën e tij përkrahësi i “Shtëpisë së Lirisë” ka thënë se kandidatja e PS është në të drejtën e saj, por po përfaqëson qeverinë e korrupsion, ndërsa kandidatin e PD-së ai e quajti mik.
“Xhemali, miku jon, përfaqëson njeriun e dështuar dhe tradhtarin, njeriun besë prerë dhe humbi 6 zgjedhje në total,” është shprehur ai.
E cilësoi Xhemalin si shok, por nuk i kurseu ofendimet për kreun e PD-së duke thënë se duhet guxim i madh të përfaqësosh në Shkodër një tradhëtar, dhe armik si Lulzim Basha.