Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar “keqmenaxhimin nga qeveria të sektorin energjetik të vendit”.
Kjo është kërkuar në emër të PDK-së sot në Kuvendin e Kosovës, nga deputeti Ferat Shala, i cili ka kërkuar që mazhoranca dhe opozita të bëhen bashkë për të shpalosur, sipas tij, keqmenaxhimin e qeverisë në sektorin e energjisë.
“Në emër të PDK-së u kërkojmë që të ngrenë një komision hetimor parlamentar, ku bashkërisht pozitë dhe opozitë do të shpalosim të vërteten dhe keqmenaxhimin e kësaj Qeverie në sektorin energjetik të vendit”, ka deklaruar Shala.