Banorët e ‘5 Majit’ po protestojnë sot para drejtorisë së Policisë së Tiranës, në shenjë kundërshtie për arrestimin e 5 banorëve të kësaj zone. Ata kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve.
“Babai im është arrestuar pabesisht në oborrin e shtëpisë së tij, pasi në pjesën e oborrit ishte bërë një ndërhyrje nga IMKT, nëse mbrojtja e pronës është krim, atëherë do bëhem kriminele me gjithë qejf.”, tha protestuesja.
Kujtojmë se gjatë paradites së sotme 5 banorë janë arrestuar me akuzë se kanë ushtruar dhunë me mjete të forta ndaj efektivëve të policisë. /5pyetjet.al