Rusia sulmoi mëngjesin e sotëm Ukrainën. Operacioni shkon përtej sigurimit apo edhe zgjerimit të zonave të kontrolluara nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore.
Qëllimi i deklaruar i Vladimir Putin është “çmilitarizimi” dhe “denazifikimi” i Ukrainës (Në përgjigje, Presidenti Zelensky, i cili është hebre, pyeti: “Si mund të jem unë nazist?”).
Sulmet e para erdhën nga ajri dhe raketat, forca reale e Rusisë janë forcat tokësore – forca të blinduara të rënda, njësi të mekanizuara dhe mbi të gjitha artileri.
Sulmet fillestare kundër fushave ajrore, qendrave logjistike dhe ndoshta qendrave të mbrojtjes ajrore dhe komandës po ndiqen me shpejtësi nga përparimet tokësore në Ukrainë nga veriu, nga Krimea në jug dhe nga enklavat separatiste lindore në Donbas.
Ndërkohë që qeveria ukrainase paralajmëroi një tjetër sulm me raketa në Kiev. Objektivat e tyre mund të jenë fare mirë të izolojnë kryeqytetin ukrainas Kiev dhe të ndërpresin dhe shkatërrojnë forcat ukrainase në lindje të vendit.
Sulmet kundër aeroporteve në Ukrainë mund të jenë pjesërisht një përpjekje për të penguar dhe parandaluar çdo dërgesë të mëtejshme të armëve perëndimore në vend.
Ndërkohë, stërvitjet ruse në Transnistria, një zonë separatiste e Moldavisë, e cila kufizohet me Ukrainën dhe Rumaninë, ngrenë shqetësimet se Rusia mund të kërkojë të mbyllë një tjetër llogari.
Lufta moderne është me ritme të shpejta, brutale dhe jashtëzakonisht shkatërruese. Evropa nuk ka parë luftime të tilla që nga viti 1945.
/5pyetjet.al