Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, Skender Hyseni ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në Ukrainë.
Ai në një postim në rrjetin social Facebbok u shpreh se agresioni rus në Ukrainë dhe ndikimet e tij në Kosovë janë të zhvillime dramatike.
Hyseni tha Kosova urgjentisht duhet të arrijë marrëveshje me Serbinë dhe t’i mbyllë bisedimet.
“Agresioni rus në Ukrainë dhe ndikimet e mundshme në Ballkan, e në veçanti në Kosovë, janë rrethana dhe zhvillime dramatike krejtësisht të reja të cilave I duhet dhënë prioritet absolut në politikën tonë të jashtme.
Në këto rrethana dialogu me Serbinë dhe arritja sa më parë e një marrëveshjeje përfundimtare për njohje të ndërsjelltë bëhet akoma më urgjente. Kosova duhet të insistojë në dialog deri në shterrjen e çdo mundësie për të arritur marrëveshje me Serbinë. Sepse, kështu Kosova dëshmon para botës se është pala serioze në dialog. Është pala që kërkon me ngulm paqe e stabilitet”, deklaroi Hyseni.