-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta plasi, Xhaçka: Tre shqiptarë në Ukrainë kërkuan ndihmë

Kryesoret

Në Ukrainë ndodhet një numër i vogël shqiptarësh, të cilëve pak ditë më parë ministria e Jashtme u bëri thirrje që të largohen për shkak se pritej kjo që ndodhi, shpërthimi i luftës. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka sot në Kuvend dha më shumë detaje për shqiptarët që janë në Ukrainë.

“Ndonëse në numër të vogël, që para 10 ditësh ministria ka bërë thirrje për largim nga Ukraina. Që prej atëherë ambasada jonë në Varshavë ka qenë në kontakt të vazhdueshëm. Deri më sot ata nuk kanë kërkuar asistencë. Vetëm sot 3 qytetarë kanë kërkuar asistencë. U kemi siguruar kalimin në rrugë tokësore.

Sa i përket shtetasve shqiptarë në misionin e OSBE në Ukrainë, 6 janë larguar dhe 5 janë ende në Ukrainë. Jemi në kontakt me OSBE” tha Xhaçka.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit