Ndërkohë që Valdimir Putin ka nisur sulmin ndaj Ukrainës, Kina akuzon NATO-n se nuk është zgjeruar drejt lindjes, duke thyer sipas saj premtimin. Kjo u deklarua nga ministri i Jashtëm kinez, Ëang Yi gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus Sergey Lavrov.
Zyrtari kinez tha se ai “i kupton” shqetësimet e sigurisë së Rusisë duke pasur parasysh “historinë komplekse dhe unike të çështjes së Ukrainës”.
Ai shtoi se duhet të ketë “dialogë dhe negociata” drejt një “mekanizmi të balancuar, efektiv dhe të qëndrueshëm të sigurisë në Evropë”. Gjithashtu theksoi se Kina respekton sovranitetin e “të gjitha vendeve”.
Të mërkurën, presidenti rus Vladimir Putin mbajti një njoftim të papritur televiziv ku tha se kishte “marrë vendimin për një operacion ushtarak”, pavarësisht javëve të diplomacisë intensive dhe kërcënimeve për sanksione nga aleatët perëndimorë.
Brenda pak orësh nga fjalimi i Putinit, ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se kishte neutralizuar bazat ajrore ushtarake të Ukrainës dhe sistemet e saj të mbrojtjes ajrore.
Shpërthime u dëgjuan në të gjithë Ukrainën gjatë natës, me ministrin e saj të jashtëm që paralajmëroi se ishte duke u zhvilluar një “pushtim në shkallë të plotë”.
NATO u themelua në vitin 1949 posaçërisht për të kundërshtuar Perandorinë Sovjetike në Evropë dhe ka evoluar që nga shpërbërja e BRSS në 1991. /panorama