-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qyteti më i sigurt në Ukrainë në terr pas orës 23:00, zbulohet arsyeja

Kryesoret

Autoritetet në qytetin e Lviv-it në Ukrainë kanë bërë të ditur se pas orës 23:00 do të shkëputet energjia elektrike në të gjithë qytetin, si një masë paraprake sigurie, pas sulmeve nga Rusia.

Jo vetëm në banesa, por pa ndriçim do të jenë edhe të gjitha rrugët e qytetit, thuhet në një postim në Facebook nga autoritetet lokale të Lviv-it. Banorëve u është kërkuar të ndiqnin udhëzimet dhe të qëndronin në shtëpitë e tyre, me përjashtim të rasteve emergjente.

“Ju lutemi, vini re se veprime të tilla nuk kanë të bëjnë me problemet e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në postimin në Facebook. “Do të bëhet për të marrë masa parandaluese për sigurinë tonë”.

Qyteti i Lviv konsiderohet si më i sigurti në Ukrainë, duke qenë se gjendet në pjesën perëndimore të shtetit dhe aty janë zhvendosur një pjesë e madhe e ambasadave që ndodheshin në Kiev. Megjithatë, gjatë ditës së enjte edhe aty u raportuan 3 sulme nga forcat ruse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit