Presidenti Ilir Meta pasditen e sotme në orën 17:30 ka thirrur mbledhjen e këshilit të sigurisë kombëtare pasi Rusia pushtoi mëngjesin e sotëm Ukrainën.
Kjo është mbledhja e dytë e këtij institucioni, të sigurisë kombëtare në vend brenda 9 ditëve.
Por ndryshe nga hera e parë, në 15 shkurt, këtë herë kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm, pasi ndodhet në Shqipëri.
Mëngjesin e sotëm Vladimir Putin dha urdhër për të pushtuar Ukrainën duke nisur agresionin.
/5pyetjet.al