-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ranë dot në një mendje, anëtarët e KLGJ dhe KLP zgjidhen automatikisht

Kryesoret

Gjatë seancës së sotme parlamentare është kërkuar që të zgjidheshin edhe kandidatët për KLGj dhe KLP, por kuvendi nuk kanë arritur të vendosin konsensus.

Ndërkohë edhe pse  shumica e kërkuar nuk është arritur janë zgjedhur më 84 vota kandidatët për anëtarë të KLGJ nga trupa e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë.

Ilir Rusi dhe Yllka Rupa do të jenë anëtarët që do të zëvendësojnë Maksim Çokun dhe Erjon Muharremajn në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërsa sa i përket KLP-së, për njërin vend që mbetet vakant nga kreu aktual Gent Ibrahimi u zgjodh kandidatja Mirela Bogdani, si e vetmja që ishte në garë.

“Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga nënkomisioni përmblidhen në një listë dhe i dërgohen Kryetarit të Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve. Nëse lista rrëzohet, procedura përsëritet në nënkomision sipas pikës 7 të këtij neni, por jo më shumë se dy herë. Në rast se pas zhvillimit për herë të tretë të procedurës Kuvendi nuk miraton listën e paraqitur, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Procedura e detajuar rregullohet me ligj”, thuhet në ligj.

Sipas procedurave ligjore për përzgjedhjen e anëtarëve të organeve të drejtësisë, kandidatët nga trupa e pedagogëve përzgjidhen në 2 faza: së pari nga institucionet përkatëse të arsimit të lartë (fakultetet e drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës) dhe së dyti nga një mbledhje e posaçme e rektorëve dhe dekanëve. Kuvendi zgjedh pastaj 2 anëtarë për secilin institucion midis kandidatëve me votat e 2/3 të të gjithë anëtarëve.

Kujtojmë e hedhja e shorit në nënkomisionin parlamentar shkaktoi debate politike. PD ka njoftuar se do ta dërgojë në Kushtetuese këtë vendim pasi sipas saj anëtarët e KLP janë të përcaktuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit