-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova aplikon këtë vit për anëtarësimin në BE

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se gjatë këtij viti Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti tha se këtë zotim e kanë bërë në dhjetor të vitit të kaluar dhe për këtë është me rëndësi që të zbatohet agjenda për reforma evropiane.

“Rëndësia e programit si dhe prioriteteve politike në kuadër të agjendës për reforma evropiane ERA 2, sivjet është më e madhe për shkak të zotimit politik që kemi marrë si Kosovë, që sivjet të aplikojmë për aplikim në Bashkimin Evropian”, theksoi kryeministri Kurti, në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian.

“Këtë zotim e kemi marrë përsipër në mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asocimit, të mbajtur më 7 dhjetor 2021 në Bruksel të cilin e kam bashkëkryesuar me Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Ky zotim është i domosdoshëm dhe në kohën e duhur pasi jemi duke e zbatuar MSA-në tash e gjashtë vjet”, u shpreh Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit