Grabitësit kanë hyrë në një dyqan në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë ku kanë kërcënuar me thikë punëtoren dhe kanë vjedhur 140 euro.
“Viktima femër kosovare teksa ka qenë në vendin e saj të punës në market, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 140 euro para të gatshme”, thuhet në raportin e policisë.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.