Ilir Shaqiri foli mbrëmjen e djeshme në post Big Brother për ftesën e Donald Veshajt për të bërë bamirësi me paratë e çmimit të madh.
Fituesi i edicionit të parë të Big Brother u shpreh se nuk i priste deklaratat e Donaldit, pasi në natën finale e kishte lenë ndryshe.
“Unë e kam ndezur telefonin 1 ditë e gjysmë pas mbarimit dhe kam parë një Donald krejt ndryshe nga ai që prisja, nga ai që lashë në finale.
Më vjen keq që e përjetoi kështu. Ne të dy morëm surpriza të jashtëzakonshme për sa i përket karrierës dhe vlerësimit që Top Channel na bëri, që s’na e kishte për borxh. Në Grande Fratello merr çmimin dhe kaq.
Donaldi në skenë më tha e ndjeja që do ishe fituesi dhe e meriton. Mendova se e kishte me të vërtetë.
Dua t’i them diçka Donaldit dhe për propozimet që më ka bërë për bamirësi, ka njerëz që duan të ndërtojnë shtëpi, ka të tjerë që duan t’i mbushin njerëzve stomakun me bukë, por ka edhe artistë që njerëzve duan t’i japin bukë në shpirt, në zemër.
Kjo është bamirësia që unë dua të bëj për talentet e reja kështu që nuk kam nevojë për ftesa bamirësie duke qenë se i kam programuar që para se të hyja në Big Brother”, tha Iliri.
/5pyetjet.al