Polonia nuk do të luajë play-off-in e Kupës së Botës 2022 me Rusinë në Moskë më 24 mars për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, ka thënë presidenti i federatës polake të futbollit.
“Nuk ka më fjalë, është koha për të vepruar,” tha Cezary Kulesz.
Ai tha se Polonia po fliste me federatat e futbollit çek dhe suedez për të paraqitur një qëndrim të përbashkët para organit qeverisës botëror FIFA.
/5pyetjet.al