-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia: Morëm nën kontroll Melitopolin

Kryesoret

Trupat ruse kanë pushtuar qytetin Melitopol në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhya, thonë agjencitë ruse të lajmeve Interfax dhe Sputnik duke cituar ministrinë e Mbrojtjes në Moskë.

Melitopol është një qytet me madhësi mesatare pranë portit kryesor ukrainas të Mariupolit.

Në një video të re të postuar në Twitter të shtunën në mëngjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi çdo raportim se Ukraina ka hedhur armët duke shkruar “Mos u besoni mashtrimeve”.

“Unë jam këtu. Ne nuk po i ulim armët. Ne do të mbrojmë vendin tonë, sepse arma jonë është e vërteta dhe e vërteta jonë është se kjo është toka jonë, vendi ynë, fëmijët tanë dhe ne do t’i mbrojmë të gjitha këto” tha ai.

“Kjo është ajo. Kjo është gjithçka që doja t’ju them. Lavdi Ukrainës”. Ai shtoi se sapo kishte folur me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Armët dhe pajisjet nga partnerët tanë janë rrugës për në Ukrainë”, shkroi ai. “Koalicioni kundër luftës po funksionon”. Më herët ai nuk pranoi një ofertë nga SHBA për t’u larguar nga vendi.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit