Rezoluta e iniciuar nga SHBA dhe Shqipëria në Këshillin e Sigurimit në OKB u rrëzua pas vetos ruse, që ka pushtuar Ukrainën, por presidenti Zelensky falënderoi Tiranën.
A ka renditur flamujt e shteteve që dhanë votën “Pro” për dënimin e Rusisë, mes të cilëve ishte edhe Shqipëria.
“Falënderues për të gjitha shtetet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që votuan për të ndaluar sulmin rus.
Veto e Rusisë është një njollë gjaku në pllakën e saj në Këshillin e Sigurimit, hartën e Europës dhe botës. Koalicioni anti-luftë duhet të reagojë menjëherë” tha ai.
Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
/5pyetjet.al